Mon, Mar 17, 2025

Kosova sfidon Islandën, Foda: Kemi mungesa, por kam besim

  • PublishedMarch 17, 2025

Kosova sfidon Islandën, Foda: Kemi mungesa, por kam besim

Tekniku i Kosovës, Franco Foda doli në konferencë para dy ndeshjeve në Play Off të Nations League ndaj Islandës.

“I kemi disa mungesa, tani duhet të gjejmë zgjedhje të reja. E kemi studiuar Islandën, është intensive, agresive, ka lojtarë të mirë. Shpresoj shumë që të fitojmë në shtëpi. Duhet të bëjmë intensitet të shtuar në lojë dhe ta zbatojmë lojën tonë”. 

“Islanda është një kundërshtar i fuqishëm, shanset janë 50 me 50. Nëse fitojmë në shtëpi, do ta kemi një përparësi”.  

“Është e rëndësishme të kemi paraqitje të mirë në fushë, të paraqitemi si ekip i përbashkët, të tregojmë mendësi të fortë, ta përkrahim njëri-tjetrin në fushë dhe kështu mund të arrihet deri tek fitorja”, ka thënë Foda. 


AlbaniaWeb.net