Mashtrimi nga klinika për operacionin, Anisa Veseli nis procedurat ligjore
Historia e Anisa Veselit dhe klinikës që i kishte premtuar operacionin, po bën xhiron e rrjetit.
Ajo ka treguar se vuan nga skolioza dhe derisa po bënte rrëfimin, iu tha nga Alaudin Hamiti se një klinikë ka marrë përsipër të gjitha për shërimin e saj. Megjithatë, kjo doli të jetë një mashtrim, pasi klinika nuk i ka bërë ndërhyrjen.
Ish-banorja e ‘BBVK’, ka zbuluar si është mashtruar nga drejtuesja Albulena Krasniqi, e madje ka treguar se ka filluar procedurat ligjore dhe se rastin nuk do ta lë me kaq.
Mesazhi i saj:
Pas premtimeve të rreme dhe mashtrimit të publikuar në emisionin Big Brother VIP Kosova nga Klan Kosova, ku është ofruar një trajtim mjekësor i plotë për mua, por që ka rezultuar të jetë një mashtrim i pastër, kam vendosur të marr hapa të rëndësishëm për të mbrojtur të drejtat e mia dhe për të siguruar që drejtësia të vihet në vend.
Për këtë qëllim, kam angazhuar Shoqërinë e njohur të avokatëve, për të më përfaqësuar në këtë proces të rëndësishëm. Ata do të punojnë për të siguruar që të drejtat e mia të respektohen dhe për të siguruar që përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi për mashtrimin që më është bërë. Ky është një hap i rëndësishëm për të garantuar se askush nuk mund të luajë me shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve të pambrojtur!
Drejtësia do të triumfojë”.