Na ishte një herë Juve, “Zonja” në krizë totale, por Motta nuk preket (VIDEO)
2 humbje radhazi në Serie A, kundër Atalantës dhe Fiorentinës, jo vetëm që nxorën Juven përfundimisht nga gara për titull, por e larguan edhe nga zona Champions duke vendosur në dyshim të fortë jo vetëm të ardhmen e Thiago Motta-s, por të gjithë sezonin e “Zonjës së Vjetër”. Në vetëm 2 ndeshje, Juve ka pësuar një “thes” me gola, 7-të, dhe nuk ka shënuar asnjë, shifra me të vërtetë alarmante.
Fiorentina i dhuroi një leksion të pastër futbolli duke i nxjerr nga loja që në start. 14 minuta i mjaftuan ekipit vjollcë të realizonte golin e parë, me Robin Gosens që me një goditje të saktë brenda në zonë solli festë në “Franchi”. Vendasit nuk u mjaftuan me kaq, por përfituan nga kolapsi që pësoi Juve duke realizuar edhe golin e dytë pas vetëm 4 minutash lojë. “Zonja e Vjetër” ishte e pafuqishme për të reaguar, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë, Gudmundsson me një predhë të vërtetë nga jashtë zonë realizoi dhe golin e tretë duke mbyllur llogaritë me Juven.
Në Torino, mediat, opsioni, tifozët, të gjithë kërkojnë largimin e Thiago Motta-s, por drejtori sportiv i “Zonjës së Vjetër”, Giuntoli nxitoi për të konfirmuar trajnerin:

“Në këtë moment delikat duhet të qëndrojmë të bashkuar. Jemi shumë të trishtuar për dy ndeshjet e fundit nën nivel, por jemi të bindur se të gjithë së bashku me Thiago Motta-n mund t’ia dalim”, u shpreh Giuntoli.
Juve nuk ka ndërmend ta shkarkojë, por as Thiago Motta nuk ka ndërmend të jap dorëheqjen: “Të largohem tani do të ishte gjëja më e thjeshtë, por mua nuk më pëlqejnë gjërat e thjeshta. Sigurisht të gjithë duhet të marrim përgjegjësitë, unë i pari, por unë duhet të qëndrojë për të rikthyer besimin që skuadra ka nevojë në këto momente”, u shpreh Motta.
()