“O Rame, ku je?”- Kryeministri i përgjigjet Bashës: Jam aty ku m’ke lënë, sipër çadrës tënde! Ah çfarë kohe, ti poshtë meje duke kënduar himnin, unë që punoja lart me zërin tënd në sfond
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook, një video përmes të cilës i drejtohet Lulzim Bashës.
Sigurisht në mesazhin e Ramës drejtuar Bashës nuk munguan as batutat.
Rama: Duke shkuar rrugës për Fier dhe më vjen kjo video nga Luli: “O Rame kishe pyt për mua ee?” Po mor Lul si mos pyes për ty, na thave sytë mor zotni. Po si thanë vdiq Luli, vetëm unë nuk e besova se e di që ti je pavdekshëm. Stres zero, gjumi, top, 7 herë 7 po 42 e se luan topi. Ku ka mor vdekje që të afrohet ty, vetëm kur dole the jam gjallë, thashë mos po rren tashi…I ndeze motorët aa…i madh je, po shyqyr mor Lul dhe bravo euroatlantikëve që s’të kanë lënë vetëm se misioni yt për të me larguar mua duhet të vazhdojë, plus që kush vjen me ty fiton, edhe kur humb fiton. Prandaj forca.
Basha: Po ku je mo Ramë, dil nga bodrumi pse ke frikë?
Rama: Po normal or Lul jam tremb se ti do fitosh prapë mor burrë. Hallall se e meriton vetëm bëhu i gjallë mor burrë, mos mu nda tashi. Hajde vëllai forca , demokratëve euroatlantikë, u erdhi dita Rama ik!