Poetët, predikues të manipulimit ndaj femrave? Deklarata që po trazon rrjetin
Albi Lushi, i cili njihet si poet, ka shkaktuar një stuhi reagimesh në rrjet pas një deklarate të dhënë në intervistën për ‘Bordo’. Gjatë bisedës, ai u shpreh:
“Është një shprehje që thotë, nuk ka femra të vështira, ka femra që nuk pinë alkool. Ka meshkuj që kanë probleme ekonomike, janë dhe të paaftë për të menaxhuar dhe për të manipuluar mendjen e një femre.”
Këto fjalë kanë ngjallur një valë kritikash në rrjetet sociale, ku shumë persona e kanë cilësuar deklaratën si seksiste dhe denigruese ndaj grave. Shumë komente kanë theksuar se kjo qasje nënvlerëson pavarësinë dhe zgjedhjet e grave, duke promovuar një mentalitet të gabuar mbi marrëdhëniet.
Deklarata e tij, është një tjetër shembull i mentalitetit problematik që ende mbizotëron në shoqërinë tonë. Ideja që gratë janë të manipulueshme dhe se alkooli është një “zgjidhje” për të depërtuar tek to është jo vetëm fyese, por edhe jashtëzakonisht e rrezikshme.
Kjo nuk është as poezi, as filozofi, është thjesht një justifikim i varfër për një qasje të gabuar ndaj marrëdhënieve dhe respektit ndaj grave.