Tue, Mar 18, 2025

Sulmuesi i Francës lë grumbullimin e kombëtares, mungon në Nations League

  • PublishedMarch 17, 2025

Sulmuesi i Francës lë grumbullimin e kombëtares, mungon në Nations League

Franca do të përballet me Kroacinë pas disa ditësh, në kuadër të Nations League. “Gjelat”, nuk do të kenë në dispozicion sulmuesin e Interit, Marcus Thuram.

Thuram ka ndjerë dhimbje në kyçin e këmbës dhe u vendos që të largohet nga  grumbullimi dhe të kthehet në Milano.

“Për shkak të dhimbjeve të vazhdueshme në kyçin e këmbës së majtë, Marcus Thuram nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në ndeshjet e planifikuara për të enjten, 20 mars, në Split kundër Kroacisë.

Didier Deschamps ka vendosur ta vërë atë në dispozicion të ekipit të tij Përzgjedhësi do të mbështetet në një grup prej njëzet e tre lojtarësh”- shkruan Federata Franceze.


AlbaniaWeb.net