Mon, Mar 17, 2025

Vdiq në aksidentin tragjik, 47-vjeçari shqiptar ishte baba i një vajze 12-vjeçare! Punonte 24 orë taksist së bashku me bashkëshorten! Publikohet momenti kur dy mjetet përplasen

  • PublishedMarch 17, 2025

Vdiq në aksidentin tragjik, 47-vjeçari shqiptar ishte baba i një vajze 12-vjeçare! Punonte 24 orë taksist së bashku me bashkëshorten! Publikohet momenti kur dy mjetet përplasen

Detaje të reja dalin nga ngjarja tragjike në Athinë, ku një taksist shqiptar humbi jetën pasi mjeti që drejtonte u përplas nga një 22-vjeçare greke, e cila udhëtonte me makinë me shpejtësi të lartë.

Gentian Kamberi, nga Tirana, kishte krijuar jetën e tij në Greqi dhe ishte baba i një vajze 12-vjeçare.

Viktima punonte së bashku me bashkëshorten si taksistë ditën e natë që vogëlushes së tyre të mos i mungonte gjë.

“Ishte një njeri i ndershëm që punoi dhe ndërtoi jetën në Greqi”, thotë një nga miqtë e tij të ngushtë për protothema.gr.

“Nuk kam fjalë për atë që i ndodhi Janit dhe familjes së tij. Është tragjike, fëmija i tij do të rritet pa baba që në moshë të vogël dhe e shoqja, e cila është një grua shumë e denjë, duhet të mbajë barrën e familjes. Gjatë ditës punonte gruaja e tij me taksi, ndërsa i punonte gjatë natës për të siguruar jetesën. Nuk mund ta besoj se ai u largua kaq padrejtesisht, me te vertete… “

22-vjeçarja greke, Ekaterina Caci, e cila mbeti e plagosur dhe po trajtohet në Spitalin Attikon, mësohet se ka kaluar në semafor të kuq dhe është përplasur me shpejtësi të madhe me taksinë që drejtohej nga 47-vjeçari shqiptar.

Vajza është arrestuar pasi u konstatua se kishte konsumuar alkool mbi kufirin dhe pritet të dëshmojë në hetuesi mëngjesin e së martës.