Mon, Mar 17, 2025

“Zgjedhjet e 11 majit, më të rëndësishmet që nga 1992!”- Rama thirrje ballistëve: Nëse nuk doni të vdisni në kënetë, shihni nga ne

  • PublishedMarch 17, 2025

“Zgjedhjet e 11 majit, më të rëndësishmet që nga 1992!”- Rama thirrje ballistëve: Nëse nuk doni të vdisni në kënetë, shihni nga ne

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë të PS-së në qarkun Tiranë, është shprehur se zgjedhjet e 11 majit janë më të rëndësishmet që nga 1992, sepse “janë për të konfirmuar se Shqipëria bëhet pjesë e një sistemi të ri ndërkombëtar”.

“Foksi te BE-ja është sot kaq i rëndësishëm sa bëhet çështje themelore e një fushate. Patjetër që kemi shumë gjëra për të thënë edhe për të tjerët, duke filluar që nga uji i pijshëm, që na tregojnë çezma që nuk nxjerrin ujë. Jemi për të realizuar çdo ambicie. Ne duhet të jemi shumë të vendosur sepse është historia më në qendër se kurrë në një palë zgjedhje. Janë zgjedhjet më historike nga 91-92 e këtej. Këto zgjedhje janë për të konfirmuar se Shqipëria bëhet pjesë e një sistemi të ri ndërkombëtar”, tha Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se skuadra e tij nuk është perfekte, por shtoi se PS u ka dhënë mundësinë deri te ballistët për t’iu bashkuar, duke sjellë në vëmendje rastin e kandidatit për deputet, Halit Valterit.

Rama u bëri thirrje ballistëve duke u thënë të shohin nga PS, nëse “nuk doni të vdisni në ketë.”

“Përsa i përket skuadrës tonë, jam besimplotë se e pasqyron më së miri këtë moment. Nuk ka një skuadër perfektë, por besoj se është e qartë për të gjithë se PS u ka dhënë mundësinë deri edhe ballistëve, të shohin nga ne, nëse nuk duan të vdesin në kënetë. Kemi një ballist këtu, Halit Valterin që kur njohu nuk na u nda ne. Deri edhe ballistët e kanë mundësinë t’i shmangë qëndrimit në kënetë. Në momentin që do hyjmë në BE fjala Ballë Kombëtar do të jetë një moment historik”, tha Rama.