Zgjidhet kryetari dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së, si u ndanë votat në Kuvend
Fation Hoxhalli është zgjedhur kryetar i Këshillit Drejtues të RTSH-së me 74 vota pro, 7 kundër dhe 6 abstenim.
Ai ishte përballë Helidon Halitit, i cili mori 10 vota pro, 57 kundër dhe 16 abstenim.
Votimi për kandidatët për kryetarë:
Helidon Haliti
Pro: 10
Kundër: 57
Abstenim: 16
Fatjon Hoxhalli
Pro: 74
Kunder: 7
Abstenim: 6
Kuvendi ka miratuar emrat e anëtarëve për Këshillin Drejtues të RTSH-së.
Votimi i anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH:
Enio Cvici
Pro: 77
Kunder:2
Abstenim: 7
Pano Xhixho
Pro: 82
Kunder: 0
Abstenim: 5
Alket Braho
Pro: 55
Kunder: 6
Abstenim: 26
Zamira Kita
Pro: 77
Kundër: 1
Abstenim: 8
Lorenc Vangjeli
Pro: 72
Kunder: 5
Abstenim:6
Bujar Kapexhi
Pro: 75
Kundër: 5
Anstenim: 4
Osman Mula
Pro: 84
Kundër: 3
Abstenim: 1
Petrit Beci
Pro: 76
Kundër: 3
Abstenim: 5
Rajmonda Bulku
Pro: 78
Kundër: 7
Abstenim: 3
Robert Budina
Pro: 66
Kundër: 11
Abstenim: 9
SHKARKIMI NË BLLOK
Më 13 shkurt, Kuvendi i Shqipërisë shkarkoi 11 anëtarët e këshillit drejtues të RTSH për shkeljen e procedurave në garën për drejtor të përgjithshëm të televizionit dhe një sërë shkeljesh të tjera për konflikt interesi deri në kufijtë e shpërdorimit të detyrës, Kuvendi ka nisur procedurat për përzgjedhjen e bordit të ri.
Ishte Komisioni i Medias, ai që i kërkoi Kuvendit shkarkimin nga detyra të të gjithë anëtarëve të Këshillit Drejtues.
Paraprakisht, Komisioni i Medias zhvilloi përgjatë disa ditëve dëgjesa me anëtarët e Këshillit të RTSH, ku ata pretenduan se i kishin denoncuar vazhdimisht shkeljet në RTSH, por nuk ishin marrë parasysh.
Ndërkohë, disa ditë më parë dhanë dorëheqje dy prej anëtarëve, Gëzim Podgorica dhe Genc Përmeti.
Procedurat e shkarkimit vijnë pak ditë pas debatit në lidhje me procedurat që janë ndjekur në përzgjedhjen e kandidaturave për drejtor të Përgjithshëm të RTSH ku me shumicë votash u shkualifikuan 3 nga 5 kandidatët me pretendimin se nuk plotësojnë kriteret për kualifikim.
Ndërkohë pesë kandidatë të tjerë ishin shkualifikuar më parë për mangësi në dosjet e aplikimit duke lënë në garë vetëm Jetmir Shpuzën dhe Aurora Polon.
Gjatë këtij procesi përzgjedhje që duhej të ishte me votë të fshehtë u zbulua se anëtari Mevlan Shanaj kishte votuar nga Vietnami. Ai kërkoi që të vijonte punë.