Atentat me armë zjarri ndaj CFO Pharma, policia del me njoftim: U qëllua gjatë natës, por u njoftuam në orën 08:10
Uniformat blu kanë dalë me një njoftim zyrtar paraprak, lidhur me atentatin me armë zjarri ndaj kompanisë farmaceutike “CFO Pharma”, në pronësi të biznesmenit Nadir Çausholli.
Sipas blu, ngjarja ka ndodhur gjatë natës, por salla operative është njoftuar rreth orës 08:10.
Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Rreth 20 plumba janë vërshuar në xhamat e kompanisë.
Në vendngjarje ndodhen uniformat blu për të sqaruar ngjarjen dhe të arrijë të identifikojë autorët e këtij sulmi.
LEXONI EDHE: Sulmi me breshëri plumbash ndaj CFO Pharma/ Detaje: Sekuestrohen pamjet e kamerës së sigurisë, godina u qëllua nga një automjet në lëvizje! Si u mbajt e fshehtë ngjarja
NJOFTIM
Rreth orës 08:10, në sallën operative të DVP Tiranë, ka ardhur njoftimi se në rrugën dytësore të autostradës “Durrës – Tiranë”, gjatë natës, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të fasadës së një ndërtese.
Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.
LEXONI EDHE: Breshëri plumbash ndaj CFO Pharma, në pronësi të Nadir Çausholli! Detajet e para