“Kam pritur gjatë”, rasti unik i mbrojtësit 32-vjeçar të Anglisë, mund të debutojë ndaj Shqipërisë
Dan Burn, mbrojtësi i skuadrës së Newcastle po kalon periudhën më të mirë të karrierës së tij. Asgjë nuk është e pamundur për 32-vjeçarin, që edhe pse në këtë moshë, u ftua për herë të parë nga Anglia. Burn, i cili mund të debutojë ndaj Shqipërisë në ndeshjen e parë kualifikuese të Botërorit, dha një intervistë mjaft interesante për faqen zyrtare të kombëtares.
“Kam pasur javë më të këqija. Kur të enjten u bë ora gjashtë në mbrëmje dhe nuk dëgjova asgjë, i thashë gruas sime se mendoj që asgjë nuk do të ndodhë. Më pas mora një mesazh se ‘a jam ende zgjuar?’. Tucheli më tha se i ka telefonuar të gjithë që nuk ia dolën të jenë në ekip, kështu që sërish mendova se nuk ia dola. Por më pas ai tha se ka dashur ta përfundojë ditën në disponim të mirë dhe se me dëshiron në skuadër”.
“Nuk kam ardhur si tifoz, dua të luaj. Dua të lë përshtypje sa më shumë që është e mundur dhe të sigurojë ftesë për kampin e radhës. Qartë që çdo fëmijë ëndërron të luajë në Kupën e Botës. Kështu që ta dijë se mund ta kem atë rast është e veçantë. Kur kalojnë kaq shumë grumbullimeve të ekipit përfaqësuese, ju disi e pranoni se koha ka kaluar. Por për fat trajneri i ri më ka dhënë një shans”, thotë Dan Burn.