“Konkurrenca është e madhe”, Bajrami nuk i frikësohet Anglisë: Me rikthimin e Brojës jemi më gati se kurrë
Mesfushori i Shqipërisë, Nedim Bajrami ishte në konferencën për shtyp bashkë me Kristjan Asllanin. Ai thotë se me rikthimin e Armando Brojës, skuadra është më gati se kurrë për të bërë mirë në fushën e lojës.Në ndeshjet e fundit me Rejnxhërs nuk keni shumë minuta, a jeni gati për duelin me Anglinë?
Është e vërtetë se me ndryshimet që u bënë në stol kam marrë më pak minuta. 6 muajt e parë e fillova mirë, por kjo është pjesë e futbollit. Jam gjithmonë gati dhe kam ushtruar gjithmonë në stërvitje.
Ku e ndjen veten më mirë Bajrami, ku ka mundësi më shumë për të luajtur?
Që ka trafik në futboll është normale. Konkurenca është e madhe, kështu që çdo futbollist jep maksimumin në stëvitje dhe trajneri do të vendosë. Unë jam gati ku të më vendosë Silvinjo
4 vite më parë keni luajtur me Anglinë, çfarë do të jetë ndryshe këtë herë?
Po, ajo ndeshje që kemi bërë me Anglinë ka kaluar. Tashmë është një sfidë tjetër dhe ne e dimë se çfarë kundërshtari është. Trajneri e di mirë këtë dhe kemi zhvilluar mirë përgatitjet.
Eleminuat Murinjon, a ju ka motivuar kjo?
Besoj se po se ishte një fitore e madhe të eliminosh Murinjon dhe Fenerbahçen. Na ka sjellë një vetëbesim dhe me këtë kam ardhur në Kombëtare.
Sa gati është Shqipëria për të përballuar Anglinë?
Anglia luan shumë fort, të gjithë çunat janë gati. Me rikthimin e Brojës jemi më shumë se kurrë gati.
UEFA ka ripostuar golin tuaj të shënuar me Italinë në Euro 2024?
Rekordi është rekord. Të shikojmë çfarë do të bëjmë me Anglinë. Të gjithë çunat janë gati për duelin me to.
Nga Liga e Kombeve te kualifikueset e Kupës së Botës?
Çdo kompeticion është i ndryshëm. Tashmë luajmë për kualifikueset e Botërorit. Çfarë kemi bërë mirë dhe çfarë kemi bërë keq duhet të mësojmë për të ecur përpara”, ka theksuar Bajrami.
PANORAMASPORT.AL