Tue, Mar 18, 2025

Panik në “zemër” të Londrës, furgoni futet mes për mes turmës! Humb jetën 20-vjeçarja, raportohet për dy të lënduar

  • PublishedMarch 18, 2025

Panik në “zemër” të Londrës, furgoni futet mes për mes turmës! Humb jetën 20-vjeçarja, raportohet për dy të lënduar

Një 20-vjeçare ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar, pasi një furgon u fut sot në mes të turmës në qendër të Lodbrës duke shkaktuar panik dhe kaos te qytetarët.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në “The Strand” në qendër të Londrës të martën pasdite, tha Policia Metropolitane.

Vajza rreth 20-vjeç u shpall e vdekur në vendngjarje, ndërsa dy personat e tjerë u dërguan në spital.

Policia tha se njëri prej të plagosurve është në gjendje kritike për jetën, ndërsa tjetri k lëndime të lehta.

Gjithashtu, u bë e ditur se drejtuesi i furgonit, një 26-vjeçar , i cili dyshohet se ishte nën efektin e drogës, është arrestuar.
Policia tha se ngjarja nuk ka lidhje me terrorizmin.