Tue, Mar 18, 2025

“Të drejtosh këtë kombëtare, mundësi e shkëlqyer”, Pocchetino: SHBA me synime të qarta, mezi presim Kupën e Botës

  • PublishedMarch 18, 2025

“Të drejtosh këtë kombëtare, mundësi e shkëlqyer”, Pocchetino: SHBA me synime të qarta, mezi presim Kupën e Botës

Mauricio Pochettino, tekniku i kombëtares së Amerikës, preku tema të ndryshme në një intervistë të dhënë së fundmi. Ai nuk heziton të tregojë, edhe arsyet që e çuan që të bëjë këtë zgjedhje.

Ndoshta nuk është e lehtë për njerëzit të kuptojnë pse zgjodha këtë detyrë. Duke qenë trajneri i kombëtares së Amerikës, me Kupën e Botës në 2026-ën, mendoj se ishte një mundësi e shkëlqyer që të sfidonim veten, të dinim të zbulonim dhe të mësojmë të bëjmë gjëra në mënyra të ndryshme.

Mendoj se ishte një mundësi e shkëlqyer dhe kjo është arsyeja pse ne filluam t’i kushtonim vëmendje dhe kur erdhi oferta, mendoj se ishte e lehtë të thoshim po. Mendoj se të presësh Kupën e Botës është një përvojë e mahnitshme, sidomos kur bëhet fjalë për Amerikën”.

Një nga arsyet për të marrë detyrën ishte sepse organizimi i Kupës së Botës është shumë afër. Nuk priten katër vjet për të luajtur Kupën e Botës, ishin më pak se dy vjet. Jam shumë i emocionuar sepse mendoj se vendimi ishte i duhuri. Është një punë krejtësisht e ndryshme me të kaluarën, një botë krejtësisht e ndryshme.

 


AlbaniaWeb.net