“U porosit nga ‘Baca’”- Vrasja e Andi Zylyfit dhe hasmëria me Talo Çelën, Nuredin Dumani rrëfen: Fatos Gosa, informator! Komunikonte me telefon
Nuredin Dumani ka rrëfyer se kush qëndron pas vrasjes së Andi Zylyfit dhe se si nisi hasmëria e tij me Talo Çelën.
I penduari i drejtësisë deklaroi para togave të zeza se me Talo Çelën u njoh rreth 15 vite më parë, por u kthyen në armiq pasi sipas Dumanit “ai ka urdhëruar Altin Ndocin të vrasë vëllain tim”.
Ndërsa sa i përket vrasjes së Andi Zylyfit, deklaroi se u porosit nga Gim Kabashi, i njohur si Baca, dhe se informator ishte Fatos Gosa.
Sipas tij, Gosa informonte me telefon të enkriptuar dhe se ishte Talo Çela që fliste me të.
Pjesë nga dëshmia në GJKKO:
Avokati: Kur e njohe Talo Çelën?
Nuredin Dumani: Fundi i 2009 fillim 2010. Jam njohur nga Ilirjan Feçi.
Avokati: Pse u prishëm marrëdhëniet me Talo Celën?
Nuredin Dumani: Ai ka urdhëruar Altin Ndocin të vrasë vëllain tim.
Avokati: A ka ndenjur makina që u përdor në vrasjen e Andi Zylyfit në garazhin tënd?
Nuredin Dumani: Po. Ka qenë një makinë që e kishte vjedhur më parë Altin Ndoci.
Avokati: A është përdorur në ngjarje tjetër?
Nuredin Dumani: Po për një ngjarje tjetër në Spitallë. Porositës ishte Baca, Gim Kabashi.
Avokati: Keni pretenduar se Fatos Gosa ka qenë informator tek vrasja e Andi Zylyfit?
Nuredin Dumani: Po ka qenë. E kam paguar.
Avokati: Si ka informuar Gosa?
Nuredin Dumani: Me telefon të enkriptuar. Fliste Talo Çela me të.