Tue, Mar 18, 2025

U rikthye te Belgjika, rrëfehet Courtois: Tedesco nuk bëri përpjekje, tani është zgjidhur gjithçka

  • PublishedMarch 18, 2025

U rikthye te Belgjika, rrëfehet Courtois: Tedesco nuk bëri përpjekje, tani është zgjidhur gjithçka

Rikthimi i Thibaut Courtois është bërë kryefjalë në Belgjikë. Portieri i Real Madridit kishte debatuar me ish-trajnerin Domenico Tedesco, ndërsa së fundmi iu përgjigj  në mënyrë pozitive ftesës së teknikut Rudi Garcia.

Courtois, shpjegoi në një konferencë shtypi se çfarë ndodhi muajt e fundit.  Përtej thashethemeve që thonin se Tedesco bëri gjithccka për rikthimin e tij, “gardiani” thotë se diçka e tillë nuk është e vërtetë.

“Kishte shumë keqkuptime dhe gjëra të padrejta, kishte keqinformime për atë që ndodhi. Çështja e shiritit në krah nuk ishte problemi i vetëm. Gjatë mungesës kam pasur kontakte me shumë shokë të skuadrës”.

Marrëdhënia me Tedescon: “Jam i lehtësuar, tani i kemi zgjidhur të gjitha problemet. Gjithçka është e qartë dhe mund të shikojmë përpara. E di që kam bërë gabime, në atë kohë nuk isha 100% gati. Dhe kur marrëdhënia me një trajner prishet, gjithçka bëhet më e vështirë. E di që nuk kam një karakter të lehtë. Tedesco nuk bëri gjithccka që unë të kthehem.


AlbaniaWeb.net