Administrata Trump i ndërpret 175 milionë dollarë financime Universitetit të Pensilvanisë për shkak të atletëve transgjinorë
Administrata Trump në SHBA, i ka dhënë fund financimit prej 175 milionë dollarësh për Universitetin e Pensilvanisë, pasi institucioni arsimor kundërshtoi urdhrin ekzekutiv që ndalonte pjesëmarrjen e sportistëve transgjinorë në sportet e grave.
Ky financim përbën gati një të pestën e totalit të fondeve federale që universiteti mori vitin e kaluar nga Departamenti i Mbrojtjes dhe Departamenti i Shëndetësisë. Universiteti i Pensilvanisë mori rreth një miliard dollarë fonde federale në vitin 2024, sipas Fox .
“Premtimet e bëra, premtimet e mbajtura”, postoi Shtëpia e Bardhë në X.
Donald Trump kishte nënshkruar një urdhër ekzekutiv të titulluar “Mbajtja e burrave larg nga sportet e grave”, më 5 shkurt.
Universiteti i Pensilvanisë ka qenë në qendër të polemikave për pjesëmarrjen e sportistëve transgjinorë, për shkak të notarit Leah Thomas, i cili ishte bashkuar me ekipin e femrave dhe fitoi medaljen e artë në 500 metra stil të lirë për femra në kampionatet e Shoqatës Kombëtare të Atletikës Kolegjiale në Shtetet e Bashkuara.
Thomas ishte barazuar për vendin e pestë me notarin e Universitetit të Kentakit, Riley Gaines, i cili që atëherë ka qenë hapur kundër përfshirjes së atleteve transgjinore në sportet e grave.