“Jam i bindur që do të jetë një sfidë e mirë”, Spalleti: Ndaj Gjermanisë ndeshje janë speciale
Numri një i pankinës së Italisë, Luciano Spalletti dha opnionin e tij para ndeshjes ndaj Gjermanisë në Nations League.
“Kjo sfidë ka hijeshi. Janë dy kombëtare shumë të forta, kanë qenë gjithmonë. Këto dy ekipe i kanë dhënë forcë sharmit të ndeshjes. Jam i bindur që do të jetë një ndeshje e mirë, të dy luajmë për fitore. Gjermania do të sjellë cilësi, por duhet të përshtatemi.
“Retegui? E dërguam në shtëpi sepse nuk do t’ia dilte, por shpresojmë të rikuperohet me Atalantën për kampionatin. Nuk ka një problem të mirëpërcaktuar, por lodhje. Për momentin nuk do të telefonoj askënd, sepse dua të shoh se si do të shkojë ndeshja e parë”- tha ai.