Kosova, Foda optimist para Islandës: Mund të ngjitemi në Ligën B
Tekniku i Kosovës, Franco Foda u shfaq optimist para ndeshjeve me Islandën në Nations League.
“Është e rëndësishme të ngjitemi në Ligën B. Ka dallim Liga B dhe Liga C. Ka kundërshtar më të fortë dhe duhet të ngrihemi për t’u përballur me kundërshtarë të tillë”.
“Në ndeshjet e kaluara kemi treguar rritje dhe këtë e kemi treguar ndaj Rumanisë. Kemi treguar se mund të jemi dominues. Duhet të luajmë lojë intensive nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Islandës”.
“Atmosfera është e mirë. Valon Berisha dhe Amir Rrahmani janë në fazën e rikuperimit dhe uroj t’i kemi të gjithë lojtarët në dispozicion. Islanda është kundërshtare që luan lojë taktike, por ne duhet të luajmë ndaj Islandës të përqendruar nga fillimi. E dimë se Islanda ka edhe lojtarë të mirë individual. Ne duhet t’i zbatojmë detyrat tona. Ne kemi dy ndeshje për t’i fituar. Të dyja janë të rëndësishme dhe duhet të fitojmë për të kaluar në Ligën B. Duhet të tregojmë në fushë shpirtin luftarak”.