Fri, Mar 21, 2025

Merr fund martesa e çiftit të njohur italian?

  • PublishedMarch 19, 2025

Merr fund martesa e çiftit të njohur italian?

Janë ndarë Raoul Bova dhe Rocio Munoz Morales? Sipas thashethemeve të raportuara nga revista e përjavshme Diva e Donna, kështu duket. Duket se dashuria e tyre e lindur 13 vite më parë ka marrë fund dhe dy aktorët vazhdojnë të jetojnë nën të njëjtën çati vetëm për dashurinë e vajzave të tyre Luna dhe Alma.

Thashethemet për ndarjen e tyre, shkruan revista, janë të vazhdueshme, por të pakonfirmuara. Ajo që i bën gjërat edhe më të dyshimta është fakti se që nga qershori të dy, nuk janë shfaqur bashkë në rrjetet sociale.

Ndër arsyet e ndarjes mund të jetë edhe mosardhja e propozimit për martesë nga aktori, të cilin partnerja e tij e priste aq shumë.

“Do të doja të martohesha, por nuk po e kërkoj siç thonë gazetat. Unë jam e modës së vjetër, ai duhet të jetë ai që do të më pyesë”, tha ajo në podcast të Diletta Leotta.

Ndërkohë çifti as e ka konfirmuar dhe as mohuar lajmin.

Raoul Bova dhe Rocio Munoz Morales u takuan për herë të parë 13 vjet më parë në xhirimet e filmit “Immaturi – Il viaggio”, film i drejtuar nga Paolo Genovese dhe xhiruar në ishullin grek të Paros. Ata filluan një lidhje dhe në vitin 2015 lindi vajza e tyre e parë Luna, e ndjekur në 2018 nga Alma.