Në një grup me Shqipërinë, Pickford: Të dalim të parët, më pas të marrim avionin për të shkuar në SHBA
Anglia synon që të dalë e para në kualifikueset e Botërorit, teksa në një grup me ta është edhe Shqipëria. Jordan Pickford, portieri i “3 luanëve”, foli për mediat në grumbullimin e përfaqësueses, ku u ndal te objektivat.
“Po bëhemi gati për Kupën e Botës dhe për të qenë në atë avion për në Kupën e Botës. Pikë së pari duhet të kualifikohemi, por ai i do standartet të vendosen më herët. Ky është kampi i parë i epokës së tij menaxheriale dhe ai do që standarte të larta të vendosen që nga dita e parë. Ai ishte shumë i lumtur se si ishim dje dhe do që të vazhdojmë në atë rrugë deri në Kupën e Botës.
E dimë që kemi një grup për t’u kualifikuar dhe duam që të dalim të parët. Ky është objektivi jonë kryesor dhe më pas të jemi në avion për të shkuar në SHBA verën e ardhshme. Ai do që ne të jemi në majën tonë për të shkuar verën e ardhshme në SHBA”, – tha Pickford.