Wed, Mar 19, 2025

Një ditë pas telefonatës me Putin dhe arritjes së dakordësisë, Donald Trump bisedon edhe me Zelenskyn

  • PublishedMarch 19, 2025

Një ditë pas telefonatës me Putin dhe arritjes së dakordësisë, Donald Trump bisedon edhe me Zelenskyn

Një ditë pasi Donald Trump zhvilloi një bisedë 90 minuta me Vladimir Putin, sot ai ka telefonuar edhe Presidentin e Ukrainës, Volodymy Zelensky, konfirmon Shtëpia e Bardhë.

Kujtojmë që gjatë bisedës telefonike një ditë më parë me presidentin amerikan, Donald Trump, presidenti rus, Vladimir Putin, ka rënë dakord që të ndalë sulmet ndaj sektorit të energjisë të Ukrainës dhe infrastrukturës për 30 ditë, si një hap drejt arritjes së një armëpushimi të plotë.

Po ashtu Rusia dhe Ukraina kanë kryer edhe shkëmbime të burgosurish, edhe kjo pjesë e marrëveshjes së arritur pas telefonatës mes Trump dhe Putin.