Silvinjos i përgjysmohet një repart, konfirmohet mungesa e sigurt për sfidën me Anglinë
Ardian Ismajli nuk do të jetë në dispozicion të Silvinjos për ndeshjen me Anglinë. Dhe pse u njoftua që do të udhëtojë në Londër me pjesën tjetër, testet mjekësore kanë konfirmuar se mbrojtësi do të mungojë ndaj “Tre Luanëve”.
Ismajli shfaqi probleme dje, teksa u detyrua të braktiste stërvitjen. Kështu Silvinjos i përgjysmohet një repart, ndërsa kujtojmë se edhe Kumbulla ka probleme dhe mbetet në dyshim.
Në anën tjetër për krahët e mbrojtjes mungojnë Mitaj dhe Hysaj. Alternativa të sigurta për qendrën e mbrojtjes janë aktualisht Ajeti dhe Gjimshiti.
PANORAMASPORT.AL