VIDEO/ UEFA cakton arbitrin, Shqipërinë e gjykon spanjolli që dha penallti të kontestuar kundër Anglisë në “Wembely”
UEFA ka caktuar trupën e arbitrave që do të ndajnë drejtësi në ndeshjen Angli-Shqipëri. Sfida në “Wembley”, që nis më 21 mars në orën 20:45, do të gjykohet nga Alehandro Hernandes.
Herandes është njohje e vjetër për Anglinë, teksa nuk ka gjykuar më parë kuqezinjtë. Në të vetmin rast që ishte kryesor i Anglisë, takimi luhej në “Wembley” dhe për kualifikueset e Botërorit 2022. Më 12 tetor të vitit 2021, ishte 42-vjeçari që u bë protagonist me një penallti të akorduar për Hungarinë.
Vendësit nuk ishin aspak dakord, teksa e panë veten në disavantazh pas atij momenti. Hungaria shënoi përmes Salait nga penalltia. Sfida u mbyll barazim, pasi ishte Stons që barazoi.
Penalltia e akorduar kundër Anglisë: (VIDEO)
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL