Fri, Mar 21, 2025

Analiza/ Ja sa shanse ka Shqipëria të fitojë ose barazojnë kundër Anglisë në Wembley

  • PublishedMarch 20, 2025

Analiza/ Ja sa shanse ka Shqipëria të fitojë ose barazojnë kundër Anglisë në Wembley

Nga Eduard Zaloshnja

Në prag të ndeshjes së shumëpritur Angli-Shqipëri, ndërtova një model simulacioni statistikor bazuar në statistikat publike të futbollistëve të grubmulluar nga të dyja palët, si dhe të ndeshjeve të zhvilluara nga të dy kombëtaret gjatë 12 muajve të fundit.

Nga 10 mijë simulacione të modelit, në vetëm 7.21% të rasteve (vetëm në 721 simulacione) “ndeshja” në kompjuter përfundoi me fitoren e Shqipërisë, ndërsa në 25.89% të rasteve përfundoi barazim. Pra në plot 33.1% të simulacioneve, ne e mbyllëm “ndeshjen” në kompjuter me rezultat pozitiv.

Nga ana tjetër, probabiliteti i fitores së Anglisë rezultoi 66.9%, ku rezultati me probabilitet më të lartë ishte fitorja me një gol diferencë (35.42%).

484594390 550931017451730 5359808285120637199 N

 

()

 

 


AlbaniaWeb.net