Thu, Mar 20, 2025

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë kundër Anglisë/ Peshorja anon nga Uzuni, Ajeti gati në krah të Gjimshitit

  • PublishedMarch 20, 2025

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë kundër Anglisë/ Peshorja anon nga Uzuni, Ajeti gati në krah të Gjimshitit

Uzuni apo Manaj? Nga do të rëndojë peshorja e fanellës titullare për ndeshjen debutuese kundër Anglisë? Padyshim që të gjithë do të dëshironin një vend në formacion në një stadium si “Wembley”.

Prestigj për këdo lojtar që ato minuta të cilat do të zbresë në fushë, do të jetë në vëmendjen e gjithë botës. Në stërvitjen e djeshme, Silvinjo ka provuar diçka në lidhje me formacionin dhe, duke u nisur edhe nga fakti se trajneri është i parashikueshëm, pavarësisht se çfarë zgjedhje mund të bëjë në momentet e fundit, gazeta mëson se Myrto Uzuni është më i avantazhuar për ta nisur nga fillimi sfidën në Angli.

Në stërvitje ai ka dhënë sinjale pozitive: i shpejtë, vrapon, ndodhet kudo, ndahet menjëherë nga topi dhe shënon edhe gol. Manaj mendohet të jetë llogaritur nga fillimi për Andorrën. Ndërkohë, sa u përket krahëve të sulmit, nuk pritet të ketë ndryshime, me Asanin dhe Bajramin.

Mbrojtja- Nëse në repartin e mesfushës nuk ka dilema, pasi Asllani, Laçi dhe Ramadani pritet të jenë titullarë, me këtë të fundit që mund të ndajë minutat me Berishën, mbrojtja ka filluar të bëjë me dhimbje koke stafin teknik. Nga 5 qendërmbrojtës që u grumbulluan në fillim, Ismajli ka shfaqur probleme të martën, ndërsa dje nuk u stërvit me grupin dhe prezenca e tij në fushë do të ishte një mrekulli, por edhe e rrezikshme ndërkohë, sepse mbrojtësi mund të rëndojë dëmtimin.

E papritur ka qenë edhe mungesa e Kumbullës, i cili ka punuar prej dy ditësh vetëm në palestër, pasi ka shfaqur probleme fizike. Gjendja e tij do vlerësohet, por Ajeti po bëhet gati krah Gjimshtit. Ndërsa krahët pritet t’i mbulojnë Balliu dhe Aliji, në portë mendohet Strakosha.111

KRISTI SEJATLLARI-PANORAMASPORT.AL