FSHF vendos për derbin e kryeqytetit, katër orare të ndryshme për javën e 31-të të Superiores. Vetëm Tirana-Bylis…
Sot është konfirmuar axhenda për javën e 31-të të Superiores. Ndeshjet do të luhen më 26 dhe 27 mars, teksa janë të ndara në katër orare të ndryshme.
Vetëm Tirana-Bylis do të luhet më 26 mars, ndërsa gjithçka do të nisë në orën 19:00. Stadiumi për këtë takim mbetet për t’u konfirmuar.
Një ditë më vonë, të enjten, zbresin në fushë skuadrat e tjera. Fillimisht Laçi pret Elbasanin në orën 14:00. Më pas në orën 17:00 do të luhen dy ndeshje, konkretisht Dinamo-Partizani dhe Teuta-Skënderbeu.
Gjithçka do të mbyllet me takimin mes Egnatias dhe Vllaznisë, që do të nisë në orën 20:00.
Java e 31-të e Superiores
Tirana – Bylis, më 26 mars ora 19:00(stadiumi i pacaktuar)
Laçi – Elbasani, më 27 mars ora 14:00(stadiumi i Laçit)
Dinamo – Partizani, më 27 mars ora 17:00(stadiumi “Elbasan Arena”)
Teuta – Skënderbeu, më 27 mars ora 17:00(stadiumi “Niko Dovana”)
Egnatia – Vllaznia, më 27 mars ora 20:00(stadiumi “Arena Egnatia”)