Fri, Mar 21, 2025

Gjesti flet me veten për Eglin: Me mua mos rri në lidhje, por mos u kthe kundër

  • PublishedMarch 20, 2025

Gjesti flet me veten për Eglin: Me mua mos rri në lidhje, por mos u kthe kundër

Raporti mes Gjesti dhe Egli Takos në Big Brother VIP Albania vazhdon të jetë i tensionuar, pavarësisht përpjekjeve për sqarim.

Së fundmi, Gjesti është shprehur i zhgënjyer, duke folur me vete dhe thënë se nuk e pranon fajin për situatën mes tyre:

“Jo Egli Tako, ka përfunduar. Ti me mua mos rri në lidhje, por mos u kthe kundër. S’po të ka hije, me më lënë mua në faj për çdo gjë. Jo valla,” – tha ai, ndërsa fliste me veten.

Ai shtoi se ndjen sikur e gjithë barra po i hidhet atij:

“Po më duket me lënë unë në faj komplet veten dhe me u kry çdo send. Nuk ka zgjidhje tjetër.”

Mbetet për t’u parë se si do të evoluojë ky raport në ditët në vijim.