I pandehur për abuzim me tenderat! GJKKO kalon për gjykim dosjen e Plarent Ndrecës dhe 15 të tjerëve
GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen e deputetit Plarent Ndreca dhe 15 të tjerëve. Ndreca akuzohet për abuzim me tenderat, gjatë kohës që ka qenë Sekretar i përgjithshëm të Ministrinë e Brendshme.
Ai, në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë të Ministrisë kanë favorizuar Gjon Radovanin si përfitues i tenderit për rikonstruksionin e 4 komisariateve.
Sipas SPAK, Plarent Ndreca dhe zyrtarët e Ministrisë e kanë privilegjuar Radovanin në të gjitha fazat e procedures së prokurimit dhe në përfundim e kanë shpallur fitues dhe lidhur kontratë me me bashkmin e Operatorëve ekonomikë, Derbi-E shpk,ndërkohë që nuk përmbushte kriteret ligjore.
Radovani sikurse rezulton në dosjen e SPAK del të jetë mik me ish-ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, me të cilin ka shkëmbyer dhe mesazhe. E duket se për shkak të njohjeve dhe lidhjeve me titullarin e institcionit, kompania e tij ka fituar dhe tendera pranë ministrisë së Brendshme.
Nga hetimet rezulton se mes Radovanit i cili ka qenë konsulent në ministrinëe brendshme për këtë tender dhe të pandehurit Plarent Ndreca janë shkëmbyer emaile, që përmbajnë të dhëna lidhur me ambientet e komisariateve Vlorë, Pogradec dhe Mirditë, të cilët do të rikonstruktoheshin.
NJOFTIM PËR MEDIAT
1. Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 25.11.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal Nr. 240 të vitit 2021 në ngarkim të të
pandehurve Plarent Ndreca, Denisa Skënderaj, Blendi Kovi, Lira Kolasi, Ferdinant Tarazhi, Grida Isufi, Jonarda Qurku, Lindita Mukaj, Silva Dauti, Denisa Klosi, Julia Hysa, Elora Kokalari, Aida Shehi, Klejdi Meço, Emiliano Mehmeti dhe Erand Rroboçi”.
2. Në seancën e datës 20.03.2025 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Elsa Ulliri, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin Nr. 41, datë 20.03.2025, vendosi:
1. Pranimin e kërkesës.
2. Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal Nr. 240 të vitit 2021 në ngarkim të të pandehurve:
i. Plarent Pjetër Ndreca i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);
ii. Denisa Flamur Skënderaj e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja ebarazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit paramndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);
iii. Blendi Zoji Kovi i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);
iv. Lira Viktor Kolasi e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);
v. Ferdinant Jak Tarazhi i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);
vi. Grida Alfred Isufi e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);
vii. Jonarda Kristo Qurku e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja ebarazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);
viii. Lindita Izet Mukaj e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);
ix. Silva Marigo Dauti e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);
x. Deni Ismail Klosi i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);
xi. Julia Arqile Hysa (Done) e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer nëm bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);
xii. Elora Arian Kokalari e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);
xiii. Aida Rexhep Shehi e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);
xiv. Klejdi Kujtim Meço i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 186 paragrafi i tretë dhe neni 25 i K.Penal;
xv. Emiliano Flamur Mehmeti i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 186 paragrafi i tretë dhe neni 25 i K.Penal;
xvi. Erand Majko Rroboçi i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 186 paragrafi i tretë dhe neni 25 i K.Penal.
3. Dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me tjetër trup gjykues, të përbërë nga tre gjyqtarë Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al
4. Fashikulli i gjykimit në bazë të nenit 332/ë/4 të K.Pr.Penale do të përmbajë të gjitha aktet që janë kryer gjatë hetimeve paraprake dhe që ndodhen në dosjen penale të procedimit penal Nr. 240/2021 të Prokurorisë së Posaçme kundër
Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe aktet e kryera gjatë seancës paraprake.
5. Pjesë e fashikullit të gjykimit bëhen edhe kërkesat për gjykim të shkurtuar të paraqitura nga të gjithë të pandehurit, me përjashtim të të pandehurit Plarent Ndreca.
6. Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim.