Fri, Mar 21, 2025

Kombëtarja U-21 mbyll përgatitjet në “Serres Municipal”, nesër luhet miqësorja me Greqinë

  • PublishedMarch 20, 2025

Kombëtarja U-21 mbyll përgatitjet në “Serres Municipal”, nesër luhet miqësorja me Greqinë

Kombëtarja U-21 ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e parë miqësore të marsit ndaj Greqisë.

Kuqezinjtë janë grumbulluar prej të hënës, ndërsa ditën e djeshme kanë qëndruar në Korçë, ku kanë zhvilluar edhe një seancë stërvitore në stadiumin “Skënderbeu”.

Sakaq, pasditen e sotme lojtarët zhvilluan seancën e fundit në stadiumin ku do të luhet ndeshja, “Serres Municipal”, duke i dhënë fund përgatitjeve për këtë takim.

Të gjithë lojtarët janë në gjendje të mirë dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Alban Bushi.

Takimi Greqi U-21 – Shqipëri U-21 do të luhet nesër në stadiumin “Serres Municipal”, në orën 16:00.


AlbaniaWeb.net