Lautaro “frikëson” Inter-in, kapiteni zikaltër dëmtohet dhe largohet nga grumbullimi me Argjentinën
Lajme jo të mira në shtëpinë zikaltër. Lautaro Martinez do të lërë grumbullimin me kombëtaren argjentinase, duke humbur kështu të dyja sfidat e Marsit me kampionët e botës në fuqi, ato ndaj Uruguait dhe Brazilit. Shkak është bërë një dëmtim muskulor i sulmuesit të Interit në bicepsin femoral.
Sipas La Gazzetta dello Sport , Lautaro do të rikthet në Milano, aty ku do të mbahet i observuar nga mjekët e skuadrës së Interit, ku do t’i nënshtrohetvizitave mjekësore për të kuptuar më shumë gjendjen e tij dhe se kur mund të rikthehet të jetë i gatshëm për Simone Inzaghin.