LIVE/ “Le të shijojmë momentin” Sylvinho e pranon: Probleme për disa lojtarë, por nuk ankohem
Shqipëria nis kualifikueset e Botërorit ndaj Anglisë, në përballjen e të premtes në “Wembley”. Pavarësisht nivelit shumë të lartë të kundërshtarit, kuqezinjtë do të tentojnë të bëjnë paraqitje pozitive. Në konferencën për shtyp para ndeshjes, trajneri i kombëtares, Sylvinho u dha përgjigje, pyetjeve të ndryshme të gazetarëve të pranishëm.
Që në fillim ky grumbullim ka nisur me probleme në mbrojtje. Sa të vështirë e bën, duke ditur që përballemi me një nga ekipet me sulmin më të mirë në Europë?
Kemi pasur disa probleme me Ismajlin dhe Kumbullën gjatë javës. Pasditen e sotme do të kemi stërvitjen e fundit që do të vlerësojmë lojtarët. Kemi edhe opsione të tjera si Ajeti dhe Mihaj dhe do marrim një vendim.
Koha e përgatitjes e vogël, a mjafton për të përballuar Anglinë?
Do të jetë e vështirë, por dhe e këndshme. E vërtetë që nuk kemi shumë kohë për t’u përgatitur. E kemi diskutuar dhe mes trajnerësh në FIFA, sa e vështirë është. Mos harrojmë që kemi ndeshje dhe ndaj Andorrës. Do jetë e vështirë sepse nuk ka mjaftueshëm kohë. Kemi përdorur video, diskutime me lojtarët, ato vijnë të lodhur duke qenë se kanë sezone të gjata. Nesër do vendosim për titullarët.