Nipërit e saj janë ‘të vonuar’/ Nëna e Beyonce-s i përgjigjet komenteve të Kanye
Nëna e Beyonce-s, Tina Knowles, nuk e la pa replikë komentin e Kanye West në lidhje me vajzën e saj dhe fëmijët e Jay-Z-së. Më konkretisht, reperi iu referua atyre në një postim në Twitter, duke i cilësuar si “të vonuar”. Knowles është kujdesur t’i përgjigjet në të njëjtën mënyrë Kanye West, me një mesazh në Instagram. Në të, ajo iu referua familjes së saj dhe theksoi se “çdo armë që është prodhuar kundër saj apo familjes së saj do të asgjësohet në fund”.
Ajo ka postuar një video në llogarinë e saj personale në Instagram, në të cilën tregon një shaka teksa shtrihet në shtrat. “Çfarë ndodh kur një burrë shpërthen? “Po shkrihet”, dëgjohet të thotë në video. Në mbishkrimin që shoqëron postimin e saj, ajo ka shkruar: “Është e vështirë të qëndrosh pozitive dhe me klas përballë injorancës dhe të keqes. Por e di që asnjë armë kundër meje apo familjes sime nuk do të ketë sukses. Kjo betejë nuk është e imja, por e Zotit, e di që Zoti e ka këtë.”
Kanye West “sulmoi” fëmijët më të vegjël të Beyonce dhe Jay-Z në një postim në X të martën mbrëma, 18 mars, në të cilin ai i quajti ata “të vonuar”. Konkretisht, ai shkroi për binjakët 7-vjeçarë të çiftit, Rumi dhe Cher: “Prisni, a i ka parë dikush ndonjëherë fëmijët më të vegjël të Jay-Z dhe Beyonce? Ata janë “të vonuar”.
West, bashkëpunoi me Jay-Z në albumin e vitit 2011 Watch the Throne dhe që atëherë është distancuar nga ish-bashkëpunëtori i tij. Sulmi i West ndaj fëmijëve të çiftit të famshëm erdhi si pjesë e një shpërthimi “të gjatë” në rrjetet sociale.