Fri, Mar 21, 2025

Sali Berisha dënon arrestimin e kryetarit të bashkisë Stamboll: Përpjekje për një Turqi pa opozitë, të lirohet menjëherë

  • PublishedMarch 20, 2025

Sali Berisha dënon arrestimin e kryetarit të bashkisë Stamboll: Përpjekje për një Turqi pa opozitë, të lirohet menjëherë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar arrestimin e liderit të opozitës Ekrem Imamoglu dhe bashkëpunëtorët e tij.

Me anë të një postimi në Facebook. Berisha thotë se ky është një akt i rëndë dhe e konsideron atë si një përpjekje për një Turqi pa opozitë.

Në fund, lideri i opozitës në Shqipëri  bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të zyrtarëve të lartë të opozitës turke.

“Arrestimi i liderit të opozitës dhe bashkëpunëtorëve të tij, një përpjekje për një Turqi pa opozitë. Të dashur miq, autoritetet turke kanë arrestuar dje z. Ekrem Imamoglu, kryetar i Bashkisë së Stambollit dhe kryetar i opozitës turke, si dhe disa bashkëpunëtorë të tij të afërt. Partia Demokratike e Shqipërisë dënon këtë akt të rëndë dhe e konsideron atë si një përpjekje për një Turqi pa opozitë dhe bën thirrje për lirimin e tyre të menjëhershëm”, shkruan Berisha.