Thu, Mar 20, 2025

Shqipëria me sytë nga Broja, por Chelsea e fut në “listën e zezë”

  • PublishedMarch 20, 2025

Shqipëria me sytë nga Broja, por Chelsea e fut në “listën e zezë”

I rikuperuar në limite, shpresat për të parë Brojën nga minuta e parë kundër Anglisë janë thuajse zero, kjo pasi askush nuk dëshiron të rrezikojë, por Sylvinho mund t’i rezervojë disa minuta “bomberit” kuqezi, praktikisht siç bëri edhe trajneri i Everton në takimin e fundjavës kundër West Ham. Sigurisht, kjo mbetet për t’u parë edhe në varësi se si do të shkojë ndeshja, pasi sfida më e rëndësishme për Shqipërinë do të luhet 3 ditë më pas në “Arenën Kombëtare”, aty ku do të presim Andorrën.

Broja është pa diskutim futbollisti me më shumë cilësi në radhët e ekipet përfaqësues, lojtari më i shtrenjtë në tregun e transferimeve, i vetëm që luan në Premier League, por dëmtimet e shumta i kanë kushtëzuar karrierën.

Nga Anglia, mediat shkruajnë se e ardhmja e Brojës mbetet e pa qartë, e vetmja gjë e sigurt është se sulmuesi shqiptar nuk bënë pjesë në planet e Chelsea-t, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij.

Në fund të këtij sezoni, kohë kur i përfundon huazimi te Everton, Broja do të rikthehet në Londër, por nuk pritet të qëndrojë gjatë pasi mediat në ishull kanë zbuluar se Broja dhe 10 lojtarë të tjerë të Chelsea-t janë përfshirë në “listën e zezë”, lojtarë që do të largohen në verë. Blutë synojnë të mbledhin një buxhet të konsideruar për të investuar më pas në afrimin e një sulmuesi me peshë, ku objektivat kryesorë janë Gyokeres dhe Osimhen.

()


AlbaniaWeb.net