Afrimi me bujë, ishi i Partizanit dhe 20-vjeçari jashtë planit të Silvinjos. Tre lojtarë të Kombëtares përfundojnë në tribunë për sfidën me Anglinë
Etnik Brruti, Andi Hadroj dhe Simon Simoni nuk do të jenë në dispozicion të Silvinjos për mbrëmjen e sotme. Të tre këto lojtarë do e ndjekin ndeshjen nga tribuna e stadiumit “Wembley”.
“Panorama Sport” zbulon se Hadroj, ish-lojtari i Partizanit, duhet të presë për debutimin në një ndeshje zyrtare. Brruti, që ishte afrimi i bujshëm nga Kosova U-21, po ashtu nuk do të ketë mundësinë e debutimit. Portieri 20-vjeçar, Simoni, mund të quhet i sakrifikuari tjetër, nga katër portierët e ftuar për ndeshjet e marsit.
Silvinjo ka 26 të ftuar në total për sfidat e marsit. Këto zgjedhje ishin të detyruara, pasi vetëm 23 mund të jenë të gatshëm në një ndeshje.
Gjithçka do të nisë në orën 20:45. Ky është dueli i parë për dy skuadrat në Grupin K dhe ka vlerë për kualfikueset e Botërorit 2026.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL