Fri, Mar 21, 2025

Gati 2 largime në verë, futbollistët nuk kanë lënë asnjë shenjë te Tirana

  • PublishedMarch 21, 2025

Gati 2 largime në verë, futbollistët nuk kanë lënë asnjë shenjë te Tirana

Tirana, në fund të sezonit, do të vazhdojë të spastrojë lojtarë nga ata që afroi në merkaton e verës. Me bardheblutë në sezonin në vazhdim nuk do të jenë dy emra.

Tashmë është e sigurt që Abel Abah dhe Admir Bajroviç do të ndajnë rrugët me kryeqytetasit. Në fakt, si njëri dhe tjetri nuk është se kanë bërë ndonjë gjë të madhe në fushën e lojës, dhe në këto kushte ndarja është zgjidhja më e mirë.

ABAH – Edhe pse shumë në klub e mbajnë Abel Abah si një futbollist premtues, gjërat nuk shkojnë “vaj”. Lojtari ka pasur shanse pa fund, por asnjëherë nuk ka treguar veten në fushën e lojës. Asnjë gol i shënuar dhe mbi të gjitha, një futbollist që nuk është se të tërheq, pasi nuk bën ndonjë gjë të madhe në fushën e lojës. Janë 991 minuta, 20 ndeshje, 13 prej të cilave si titullar dhe asnjë gol, tregojnë shumë për afrikanin që erdhi në verë. Lojtari nuk është për bardheblutë dhe Tirana mund të zgjidhë marrëveshjen ose ta shesë në një klub tjetër.

BAJROVIÇ – Për suedezoboshnjakun situata është pak më ndryshe. Në fushë 600 minuta, me tre gola të shënuar dhe 18 takime të luajtura. Rendimenti i tij është shumë më i mirë, por gjithsesi, mosha ka bërë që ai të jetë jashtë planeve të Tiranës. Për më tepër që në janar palët diskutuan për një largim të mundshëm të tij, por nuk pati ndonjë vendim përfundimtar për lojtarin, i cili është e sigurt që në verën e 2025-ës largohet nga Shqipëria. Në merkaton e janarit, Tirana afroi Ernest, Smaçi, Rafael dhe Vera.


AlbaniaWeb.net