Sat, Mar 22, 2025

“I bindur që do shkoj në Parlament”- Garon për koalicionin “Shqipëria Madhështore”, Salvador Kaçaj tregon arsyet pse kandidon në Tiranë: Do t’i shtoj votat PD për ta sjellë në pushtet

  • PublishedMarch 21, 2025

“I bindur që do shkoj në Parlament”- Garon për koalicionin “Shqipëria Madhështore”, Salvador Kaçaj tregon arsyet pse kandidon në Tiranë: Do t’i shtoj votat PD për ta sjellë në pushtet

Salvador Kaçaj, kandidati i PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka treguar arsyet se pse ai ka zgjedhur që të garojë në zgjedhjet e 11 majit në Tiranë.

I ardhur nga Lezha në kryeqytet, Kaçaj shprehet i bindur se do të futet në parlament dhe do të përfaqësojë qytetarët.

I ftuar në emisionin “Log” në News24, Kaçaj thekson se do punojë fort për t’i shtuar votat Partisë Demokratike dhe për ta sjellë atë në pushtet.

“Ardhja ime në Tiranë është besim që kryetari dhe strukturat e partisë më kanë dhënë. Ardhja nga Lezha në Tiranë është sepse Lezha ka një listë të forta dhe cilësore. Ardhja këtu është për ti shtuar votat PD dhe për ta sjellë në pushtet edhe me votat e mia. Kam ardhur dhe kam bindjen se do shkoj në parlament. Jam i përgatitur për të përfaqësuar Tiranën”, tha Kaçaj.

Ai deklaroi se nuk e ka problem që është në listën e hapur: “Nuk do më pëlqente të ishtw në listë të mbyllur, mua më pëlqejnë sfidat”.