Sat, Mar 22, 2025

“Ka shumë tifozë kuqezi”, Baku: Barazimi do vlente 6 pikë, uroj që Shqipëria të jetë në një ditë të madhe

  • PublishedMarch 21, 2025

“Ka shumë tifozë kuqezi”, Baku: Barazimi do vlente 6 pikë, uroj që Shqipëria të jetë në një ditë të madhe

Ervin Baku, gazetar i RTSH, u shpreh entuziast, para ndeshjes Angli-Shqipëri (kualifikuese botërori), në intervistën e dhënë për Sport News në News 24.

“Stadiumi Wembley është mbushur me tifozë kuqezi, që ja kanë marrë valles.Uroj që sa më shumë të vazhdojmë të mos pësojmë gol, pasi presioni është mbi ta. Siç tha dje Tuchel, pret një ekip me pasion.

Tuchel do që të fitojë me patjetër. Të presim e të shohim. Ne kemi dalë gjithmonë me humbje katastrofike nga ky stadium. Uroj që Shqipëria të jetë në një ditë të madhe dhe Anglia të jetë në një ditë jo.

Djemtë tanë do vendosin zemrën dhe shpirtin në fushë. Pastaj, vetë fusha do ta tregojë.

Atmosfera është e mirë brenda grupit. Ata janë koshientë që ka një diferencë mbi 1 miliard euro mes skuadrave. Ata do bëjnë më të mirën.  Një barazim do ishte i mirë, një barazim do vlente 6 pikë”- Tha ai.


AlbaniaWeb.net