Fri, Mar 21, 2025

Kosova/ Dy lojtarë mungojnë për shkak të lëndimeve, situata

  • PublishedMarch 21, 2025

Kosova/ Dy lojtarë mungojnë për shkak të lëndimeve, situata

Portieri Arijanet Muric dhe mesfushori Donat Rrudhani nuk do të udhëtojnë me Përfaqësusesen e Kosovës në Spanjë për ndeshjen e kthimit ndaj Islandës, për shkak të lëndimeve të pësuara në ndeshjen e mbrëmshme në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se dy lojtarët në fjalë e kanë të pamundur të rikuperohen për ndeshjen e radhës. Ndërkohë, ekipit iu ka bashkuar portieri i Dritës, Faton Maloku. Dardanët udhëtojnë sot pasdite drejt Murcia, ku të dielën do të zhvillohet ndeshja Islandë-Kosovë.


AlbaniaWeb.net