Lëvizjet në bashkinë e Tiranës! Kryetarja e deleguar: Nuk ka asnjë krizë funksionale! Në fund historia do kujtojë veprat, jo thashethemet!
Kryetarja e deleguar e bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, mbajti sot një fjalim ku sqaron lëvizjet e fundit në bashki.
Anuela Ristani: Nuk ka asnjë krizë funksionale në bashkinë e Tiranës. Ne do vazhdojmë se punuari për një Tiranë që do na bëjë të gjithë krenar.
Kam qenë pjesë e bashkisë së Tiranë për më shumë se 10 vite , kam punuar çdo ditë përkrah tij duke sakrifikuar familjen, për ti shërbyer qytetit. Nuk ka asnjë artikull mediatik që të zbehë respektin dhe punën që ne bëjmë.
Në fund historia do kujtojë punën dhe jo fjalë. Veprat dhe jo thashethemet.