Sat, Mar 22, 2025

LIVE/ Angli-Shqipëri, nis pjesa e dytë në “Wembley”

  • PublishedMarch 21, 2025

LIVE/ Angli-Shqipëri, nis pjesa e dytë në “Wembley”

Angli 1-0 Shqipëri

Shqipëria  përballet me Anglinë, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit. Për këtë takim, si trajneri Sylvinho, ashtu edhe homologu Tuchel, kanë vendosur për formacionet zyrtare. Nga minuta e parë e nisin më të mirët, pasi bëhet fjalë për një ndeshje të rëndësishme. Takimi është i vlefshëm për grupin K dhe luhet në “Wembley”. Gjyqtar kryesor i kësaj ndeshje është spanjolli Hernandez.

FORMACIONET ZYRTARE:

Anglia: Pickford, Walker, Konsa, Burn, Lewis Skelly, Rice, Bellingham, Jones, Rashford, Foden, Kane.

Shqipëria: Strakosha; Balliu, Ajeti, Gjimshiti, Aliji; Asllani, Ramadani, Laçi; Asani, Bajrami, Uzuni.

Minutë pas minute:

46- Nis pjesa e dytë.

45- Mbyllet fraksioni.

27- Anglia pranë autogolit, nuk kuptohen si duhet vendasit. Goditje këndi për Shqipërinë.

 

19- Gool Anglia. Lewis-Skelly M zhbllokon ndeshjen, i asistuar nga Bellingham.

 

17- Kane përpiqet të driblojë, Strakosha i vëmendshëm.

14- Sërish ekipi i Tuchel në zonën kuqezi. Mundësi e mirë nga krahët.

 

4- Shfaqet rrezikshëm Anglia, por largon topin prapavija kuqezi. “3 luanët” qarkullojnë topin, ritmi nuk duket aq i lartë.

1- Nis ndeshja.

(J.S/)


AlbaniaWeb.net