Sat, Mar 22, 2025

Miqësoret e marsit, Kombëtarja U-21 barazon me Greqinë

  • PublishedMarch 21, 2025

Miqësoret e marsit, Kombëtarja U-21 barazon me Greqinë

Shqipëria U-21 barazoi 0-0 me Greqinë në miqësoren e parë të marsit, e zhvilluar në stadiumin “Serres Municipal”.

Trajneri Alban Bushi e nisi ndeshjen ndaj Greqisë me këtë formacion titullar: Anzelo Sina (GK), Zylyf Muca, Ermis Selimaj, Elton Fikaj, Ervin Bashi, Gabriel Ramaj, Kevin Dodaj, Burak Alili, Ermir Rashica, Feta Fetai (C) dhe Erald Maksuti.

Ndeshja, e luajtur në orën 16:00, nuk prodhoi asnjë gol për asnjërën nga skuadrat. Në pjesën e dytë, trajneri Bushi aktivizoi edhe Ajvazin, Tomën, Kurtin, Simnicën dhe Markun.

Kjo sfidë shërbeu për të testuar lojtarët e rinj të grumbulluar me Kombëtaren.

Më 25 mars, Shqipëria U-21 do të luajë ndeshjen e dytë miqësore kundër Luksemburgut U-21 në stadiumin “Georges Woehlfart”, në orën 18:30.


AlbaniaWeb.net