Fri, Mar 21, 2025

Pajtohen Jozi dhe Loredana? Banori: Nuk e durova dot ditëlindjen time ashtu

  • PublishedMarch 21, 2025

Pajtohen Jozi dhe Loredana? Banori: Nuk e durova dot ditëlindjen time ashtu

Pas javësh tensionesh dhe distancimi, duket se Jozi dhe Loredana kanë filluar të zbusin marrëdhënien e tyre në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4.

Një përqafim i ngrohtë mes tyre të enjten tërhoqi vëmendjen e banorëve dhe ndjekësve, ndërsa të nesërmen, Loredana e pyeti Jozin se çfarë e shtyu të ndryshonte qasje. Ai u përgjigj sinqerisht:

“Për Zotin e madh, thjesht nuk e durova dot ditëlindjen time të kalonte ashtu. Më dukej e pabesueshme që ti reagoje në atë mënyrë.”

Raporti i tyre u kris pas largimit të Jozit nga shtëpia, kur ai krijoi një afrimitet me banoren tjetër, Olën, duke sjellë tensione mes tij dhe Loredanës.

Zhvillimet e fundit sugjerojnë se dyshja po gjejnë një gjuhë të përbashkët, por mbetet për t’u parë nëse ky afrimi do të çojë në një pajtim të plotë apo do të hapë kapituj të rinj në dinamikën e shtëpisë.