Sat, Mar 22, 2025

Përfshihet nga flakët xhamia pak pas largimit të hoxhës, detajet e para

  • PublishedMarch 21, 2025

Përfshihet nga flakët xhamia pak pas largimit të hoxhës, detajet e para

Një xhami në Shupenzë të Bulqizës është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm dhe për pasojë ëshë djegur në një pjesë e madhe e objektit fetar.

Zjarri ka rënë rreth orës 06:00, vetëm 10 minuta pasi hoxha ishte larguar nga xhamia.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit zjarrfikës dhe policisë, zjarri ka qenë i pamundur për t’u shuar, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Aktualisht, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e zjarrit.

Nuk dihet ende nëse zjarri ka qenë aksidental apo i qëllimshëm, ndërsa pritet një ekspertizë për të përcaktuar origjinën e flakëve.