Zgjedhjet e 11 majit, KQZ shpërndan fondin 1.3 milionë euro për partitë politike! Sa para përfiton për fushatë secili subjekt
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpërndarë 1.3 milion euro fonde publike për partitë politike që garojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Sipas vendimit të KQZ-së, fondet janë ndarë në bazë të përfaqësimit parlamentar të partive:
- Partia Socialiste (PS) – 65 milionë lekë
- Partia Demokratike (PD) – 44 milionë lekë
- Partia e Lirisë (PL) – 9 milionë lekë
- Partia Socialdemokrate (PSD) – 3 milionë lekë
- Partia Republikane (PR) – 2.6 milionë lekë
- Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK) – 890 mijë lekë
- PDIU – 1.7 milionë lekë
- PBDNJ – 890 mijë lekë
- PAA – 890 mijë lekë
- PLL – 890 mijë lekë
- Nisma Thurje – 860 mijë lekë
Ky financim synon të mbështesë partitë gjatë fushatës zgjedhore, ndërsa gara politike për zgjedhjet e 11 majit tashmë po i drejtohet një faze të rëndësishme.