Sun, Mar 23, 2025

Boksi në zi, ndërron jetë legjenda George Foreman

  • PublishedMarch 22, 2025

Boksi në zi, ndërron jetë legjenda George Foreman

Bota e boksit është në zi, vajton ndarjen nga jeta të legjendës, George Foreman. Në moshën 76-vjeçare, Foreman ndërroi jetë në SHBA pranë të afërmve të tij. Foreman konsiderohet si një nga boksierët më të mirë në botë, me një karrierë brilante.

Në vitin 1968 fitoi për Medaljen Olimpike, ndërsa në vitin 1973 u shpall për herë të parë kampion bote për peshat e rënda.

Foreman do të kujtohet gjatë për betejën e tij epike që zhvilloi kundër Muhammad Ali në vitin 1974, një ndeshje që konsiderohet si një nga sfidat më të bukura në historinë e boksit botëror.

()


AlbaniaWeb.net