“E vështirë në Wembley, mund të pësosh edhe 5 gola”, Sylvinho përkëdhel Brojën: Bëri mirë (VIDEO)
Në “Wembley”, Shqipëria kishte përballë një nga ekipet më të mira në Evropë, Anglinë, favoritë absolut, ndërsa as fati nuk ishte me kuqezinjtë dhe trajnerin Sylvinho pasi udhëtuam në Londër me shumë mungesa. Në sytë e Sylvinho-s djemtë e tij zhvilluan një ndeshje të mirë, pasi kundër Anglisë gjërat mund të shkonte edhe më keq:
“Anglia është një nga kombëtaret më të forta, por kjo ishte vetëm ndeshja e parë. Nuk është shumë e lehtë të vish në Wembley dhe të fitosh, por unë punoj për këtë gjë. Këtu luajnë lojtarët më të mirë të botës, është e vështirë. Jam shumë i lumtur dhe krenarë për gjithë lojtarët që futen në fushë. Nëse nuk zbret i organizuar, mund të pësosh edhe 5 gola”
Një nga gjërat pozitive të kësaj transferte ishte pa diskutim Broja, një nga lojtarët e paktë që vendosi në vështirësi “Tre Luanët”, fakt që e pranoi edhe Sylvinho:
“Në momentin që Broja u fut në fushë bëri një punë të mirë. Aty mund të ishim afruar me barazimin, por më pas ata shënuan golin e dytë dhe aty u mbyll ndeshja. Kishim vështirësi për t’i bërë presing kundërshtarit, gabuam në pasin e parë për të dalë nga zona”