“U bastardua”/ Livia flet për BBVA: Historia ime u përdor në mënyrën e gabuar
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Livia, ka ndarë emocionet dhe përvojën e saj pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Ajo është shprehur se ndonëse përjetoi momente të vështira, do ta ripërsëriste këtë eksperiencë.
“Jam ndjerë shumë mirë në BBVA, kisha emocione, kam pasur momente të mia të vështira, do ta kisha bërë sërish. E kam shijuar,” – tha ajo në ‘Se luan topi’.
Livia sqaroi se kishte marrë ftesën për të hyrë në shtëpi shumë më herët dhe se dëshironte të sqaronte disa keqkuptime. Megjithatë, ajo pranoi se gjatë qëndrimit të saj në BBVA, pati një përballje të fortë me opinionin publik dhe se emri i saj u përmend në mënyra që e bënë të ndihej keq.
“BBVA u përmendën gjëra nga jashtë, isha e përgatitur, por jo kaq shumë. Kjo pjesë më bëri të vuaj shumë. U përdor në formën e gabuar, në shtëpi u bastarduan (fjalët), u gjykova, nuk isha ajo Livia që u përshkrua,” – shtoi ajo, teksa fliste për historinë me Mevlanin.
Ajo theksoi se kishte hyrë në shtëpi me një deklaratë të madhe, por që u paragjykua për këtë. Megjithatë, me kalimin e kohës, beson se publiku pati mundësinë të njihte versionin e saj të vërtetë.