Sun, Mar 23, 2025

VIDEO/ Sherr me thika mes dy shqiptarëve në Selanik, njëri në gjendje të rëndë! Qytetarët gjejnë 26-vjeçarin me pesë plagë në shpinë

  • PublishedMarch 22, 2025

VIDEO/ Sherr me thika mes dy shqiptarëve në Selanik, njëri në gjendje të rëndë! Qytetarët gjejnë 26-vjeçarin me pesë plagë në shpinë

Një sherr i përgjakshëm mes dy shqiptarëve ka ndodhur pasditen e djeshme në Evosmos të Selanikut.

Të dy kanë goditur me thikë njëri-tjetrin, ndërsa gjendja e njërit raportohet veçanërisht kritike.

Nga pamjet e publikuara nga mediat greke, dy shqiptarë të moshës, 26 dhe 33 vjeç, godasin me thikë njëri-tjetrin gjatë një sherri të egër mes tyre.

Qytetarët duken teksa vrapojnë drejt vendndodhjes së njërit prej të plagosurve dhe më pas mbërrin një makinë patrullimi.

26-vjeçari mësohet se u gjet jashtë një supermarketi në kryqëzimin e rrugëve Papagou dhe Chrysostomou, pak metra larg vendit të sherrit, me pesë plagë në shpinë.